Cungu dhe Vukoviq diskutuan për problemet e Kripores
Prej tvteuta16:27, 16 Shkurt 2017
Kryetari i komunës z.Nazif Cungu së bashku me nënkryetaren e komunës zonj.Hadixha Gjoni, në një takim pune, u takua me drejtoreshën e Ndërmarrjes ublike P.“Parqet kombëtare“ lidhur me rastin e Kripores së Ulqinit. Mbas mbledhjes është vrojtuar situata aktuale në terren dhe janë parë mundësit e ndërmarrjes së hapave të mëtutjeshëm. Në takim u fol për statusin e Kripores së Ulqinit, hapat për përmirsimin e mëtejshëm të situatës, si dhe mundësitë e mbrojtjes dhe valorizimit të kësaj ndërmarrjeje.
NP.“Parqet nacionale“ sipas kontratës ofron mbrojtjen fizike të hapsirës, administrimin e ujërave, monitorimin e biodiversitetit, si dhe mirëmbajtjen e sistemit te pompave, të cilat për fat të keq jan në gjendje të mjerueshme. Kryetari Cungu tha se administrata lokale do te bëjë çështë e mundur që këtij territori ti ofrohet mbrojtja adekuate dhe të gjendet mënyra për rifillimin e procesit të prodhimit të kripës i cili njëkohsisht do te mundësoj edhe qëndrimin e përhershëm te zogjve në atë territor. Drejtoresha e Parqeve kombëtare Azra Vukoviq, për Televizionin Teuta tha se për momentin nuk mund të thojë me saktësi nëse kjo ndërmarrje do të vazhdojë menaxhimin e Kripores edhe në të ardhmen, pasi kjo do të përcaktohet pas vendimit për statusin e kësaj zone.