“Cungu & co” i dhuron 3 mije euro Komunes se Tuzit
Prej tvteuta13:36, 1 Prill 2020

Ndermarrja nga Ulqini “Cungu & co” ka ndihmuar me mjete financiare prej 3.000 eurosh Komunen e Tuzit, e cila po ballafaqohet keto dite me semundjen e korona virusit COVID 19.
Komunen e Tuzit gjate ketyre diteve te veshtira e kane ndihmuar institucionet shteterore, por ndihma te shumta jane evidentuar edhe nga ndermarrjet private dhe individe nga Malesia, e ne vecanti te individeve dhe shoqatave te shumta nga diaspora.