Cungu: Çdo objekt që cënon hyrjen në UNESCO do të hiqet

Prej tvteuta16:34, 31 Janar 2017

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, tha mbrëmë në konferencën për media me rastin e vizitës së ministrit të kulturës Janko Ljumoviq, se pushteti lokal është i vendosur në aplikimin për antarsim në UNESCO, dhe se për këtë janë edhe bërë përgatitjet e para.

Cungu tha se janë inicuar edhe bisedime me investitorët e objekteve të papërfunduar në Kala, të cilët sipas tij janë treguar të gatshëm që të heqin ndërtimet e filluara nëse ato pengojnë hyrjen e qytetait të vjetër në UNESCO. Kryetari tha se në të ardhmen do të ketë edhe kontakte të tjera me investitorët, dhe se Kalaja ndodhet nën inpeksion të UNSECOS, raporti i parë i të cilëve tashmë është dërguar në ministrinë e kulturës.

  • 1

    Radio