Politikë Më shumë

Cungu: Akoma herët për bisedime rreth koalicionit

Prej tvteuta16:44, 20 Shkurt 2018

Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu tha për Televizionin Teuta se bisedimet për koalicionet eventuale në lidhje me formimin e pushtetit në Ulqin nuk kanë filluar dhe për këtë pritet përfundimi zyrtar i procesit zgjedhor.

Ai shtoi se nuk është korrekte të flitet për shpërndarje të posteve, qoftë atë të kryetarit apo funskioneve të tjera, pa filluar bisedimet konkrete. Në pyetjen se a ka të drejtë Forca të pretendojë vendin e kryetarit të Komunës pas rezultatit të arritur, Cungu tha se për këtë nuk ka dyshim, por kjo është e drejt edhe subjekteve të tjera dhe në bisedime nuk duhet të hyhet me kushtëzime.

  • 1

    Radio