CUNAMI PELLAZGO-ILIR
Prej tvteuta29 June 2019

UDHËTIM NËPËR KËSHTJELLAT ILIRE TË MALIT TË ZI, botoi Diti&Oli, Ulqin, 2019
June 20, 2019
Puna e palodhshme e Gazmend Çitakut, këtij punëtori të vyer të palodhur dhe të përkushtuar, u kurorëzua me këtë libër të veçantë dhe shumë të rëndësishëm për kulturën tonë pankombëtare. Këta udhëpërshkrime, të rralla sa edhe të bukura, të ilustruara me fotografi autentike, s´do mend se kanë një vlerë të posaçme.
Jaho kollari
Si pjesa e parë e librit, sikur edhe e dyta, përshkohen nga faktet e dorës së parë të shkruar dhe të provuar nga autorë të ndryshëm që gjithësesi paraqesin një thesar të vyeshëm për studjuesit e ardhshëm.
Rrallë e, mbase hiç, kemi pasur rast që kjo hapësirë e ngushtë e shtetit të sotëm malazez të jetë krehur kaq hollë dhe shtjelluar kësisoj siç është këndvështrimi i Çitakut. E gjithë kjo të cyt të mendosh nga vjen kultura e të jetuarit që sot është ajo më e avancuara e planetit, ajo perëndimore? Nuk është gjë e rastit, por as e tepërt të thuhej se e gjithë kjo që sot kemi (shoqëria e standartit të lartë) e ka zanafillën pikërisht nga kultura e vjetër pellazgo-ilire. Gjuha e tyre ishte shqipja dhe ajo, sipas shumë autorëve, quhej shqipe qysh se mbahej në mend. Kur thuhej “në mend”, mendohej kryekresë në mekanizmin e kësaj gjuhe (një gjuhë e rrallë me më se 366 fjalë njërrokëshe) të sajojë fjalë që, pa mëdyshje, qe pikënisje e të gjitha gjuhëve europiane që fliten sot!
Është tashmë e njohur se thellësia dhe lartësira kanë aftësinë e ruajtjes dhe konservimit të thesareve të nduarnduartë. Gjersa thellësia e detit ka ruajtur gjallesa që ishte menduar se qëmoti qenë zhdukur, lartësia e Alpeve Shqiptare ruajti visarin më të vyeshëm te shqiptarët: gjuhën arkaike shqipe. Mbase do të vijë një kohë kur kësaj gjuhe t´i ndahej një vend i posaçëm në kulturën e gjithëmbarëshme botërore.
Lufta e Trojës, edhe pse shkatërrimtare, solli atë Big Bang-un e parë nga ku u dynd valë e tërë qytetërimi duke shfrytëzuar përvojën e krijimit, ruajtjes dhe zhvillimit e mëtejmë të aparatit të shtetit. Ai popull (trojanët dhe të tjerët përreth), ndonëse të një etnie, duke marrë botën në sy, arriti brezni pas breznie të sajojë kaqdiversitet popujsh, kulturash dhe gjuhësh në këta troje (Kontinenti europian), që sot njihet si djepi i kombeve. Këtu nuk duhej lënë pas dore faktin që Konstandini i Madh, një shqiptar ky, bëri legalizimin e besimit të krishterë me të cilën sot me të madhe mburret bota perëndimore (por më tepër fqinjët tanë). Ironi e fatit që pikërisht kjo fé, si në jug, veri apo lindje, qe shkaktare të coptohen territore etnike dhe shkombëtarizohen miliona shqiptarë.
Hapësirat ballkanike, apo hapësirat e Gadishullit Ilirik (si ne shqiptarët me plot të drejtë ia kemi hatrin t´i quajmë), janë strumbullari, pra, i kulturës së perëndimit e cila më vonë, përmes kolonizimit, u përhap anë e mbanë rruzullit tokësor. Shtysa kryesore që bëri që raca europiane, pra, raca e bardhë njerëzore të zgjerojë hapësirën e jetesës ishin antagonizmat mes fiseve, sidomos pas kundërvajtjeve që bëheshin gjatë trazirave dhe luftës, sikur edhe grindja rreth ndarjes së pushtetit dhe pasurisë. Edhe para kësaj lufte ka pasur shpërthim parcial demografik, por pikërisht pasuria e madhe që në atë kohë kishte Troja, qe ajo diskrapanca që bëri që të nisë lufta. Dhe lufta, ndonëse shkakton hemorragji, ajo edhe këndell(!).Menjëherë në fillit të bëhej e qartë se ajo luftë (e Trojës, pra) nuk ishte një mit, pra, ajo nuk ishte një përrallë, në mos më tepër ajo qe një luftë qytetare në mes të një etnie me mënyra të ndryshme të botëkuptimit ekonomiko-shoqëror, pra, me diversitet në shpërndarjen e dijes, teknologjisë, pushtetit dhe pasurisë. Mbase kjo nuk është aq e rëndësishme sa fakti se humbësit e luftës, ndonëse hapësirës së mjaftë për të jetuar, i duhej të shporren që andej, prej nga edhe ia filloi cunami i ekspanzionit.
Çitaku në këtë libër, në pjesën që lidhej me epokën e Skënderbeut, bën një punë të mirë duke i vënë theks faktit se kombet krijohen në rrethana të posaçme hapësino-kohore, sikur edhe ekonomiko-shoqërore dhe shpesh nismëtar është një udhëheqës i vetëm. Kështu, këtu ngërthehet besimi ortodoks (që i takon serbëve sikundër edhe shqiptarëve), gjuha sllave dhe doket kanunore. E gjithë kjo u bë kultura e një etnosi që filloi të nxjerrë kokë në ato kohë të turbullta. Autori i këtyre rreshtave është i pari që viziton vendet e ndryshme me vlera kulturore antike, ku natyrisht dominonte ajo ilire, duke e shpalosur në këtë tekst së bashku me fotografi autentike.
Ç´kulturë na kanë sjellur popujt që jetojnë rreth e pëqark? Asnjëfarë, do të thoja! Ata atë e kanë gjetur këtu, përfshirë edhe grekët!
Pikërisht grekët në këtë mesele nxisin shumë interes; ata, jo vetëm thonë që Lufta e Trojës qe një mit, por janë popull që shtyllën kryesore mbështetëse e kanë fenë!? Popujt që kulturën e kanë të bazuar në përralla boshe(!) (në këtë rast, mite) dhe identitet kryesor e kanë besimin fetar, s´janë veçse kombe të rinj, makar historia i klasifikon si të tillë. Nëse këtu shtohej se gjuha e tyre është vetëm një shqipe e bythëprapësuar dhe se, e ashtuquajtura Mitologjia Greke, me 12 Zota, ku pothuaj asnjë emër i tyre nuk mund të motivohej me gjuhën greke (vetëm me atë shqipe), tregon qartë sa e përdhosur sot e kësaj dite mbetej kultura e vjetër pellazgo-ilire, pra, ajo shqiptare.
Por ç´faj kanë grekët kur priftërinjtë perëndimorë të shkencës si pikënisje të qytetërimit europian kanë marrë vetëm grekët dhe romakët duke mos u hëngër palla ç´ka ndodhur më parë!?