Sociale Më shumë

Cuca: Në rritje numri i fëmijëve me pengesa dhe vështirësi në zhvillim

Prej tvteuta12:18, 3 Qershor 2020

Në shkollën fillore “Bedri Elezaga “ në Katërkollë  mësimin në vitin kalendarik 2019/20 e kanë vijuar 408   nxënës duke përfshirë këtu edhe paralelet e ndara ,ndërsa në vitin kalendarike 2020/21 378 nxënës

Që para paraqitjes së rasteve të para të koronavirusit në Mal të Zi, të gjitha institucionet arsimore janë të mbyllura dhe arsimimi është transferuar në atë online. Drejtori Cuca shprehet se ka qenë një sfidë e madhe për të gjithë,por që me një përkushtim dhe angazhim çdo gjë ka shkuar sipas planit

48 maturant me 20 maj kanë përfunduar vitin shkollor, të cilët janë nënshtuar provimeve eksterne nga data 26 deri me 29 maj,por  për dallim nga maturantët tjerë kjo gjeneratë nuk ka pasur mundësi të festojë.Nga data 1 deri më 30 qershor të gjithë fillestarët të cilët regjistrohen në shkollën fillore do të kalojnë nëpër testimin e psikologut dhe pedagogut. Çdo vit vërehet një rënje e numrit të nxënësve.Këtë vit në dy  paralelet e ndara në Rashtishë,Fraskanjel në vitin e parë janë regjistruar vetëm nga një nxënës.

Rritja e  numrit të  fëmijëve me pengesa dhe vështirësi në zhvillim në këtë shkollë është brengosëse shprehet Cuca duke shtuar se aktualisht janë 11 nxënës me vështirësi dhe pengesa në zhvillim

Nxënësit e shkollës fillore të nivelit të ulët nga Sukubina, Lisën Bore, Dragina, Gjonzaj, Çapraj dhe Lamijë  sipas të gjitha gjasave vitin kalendarik shkollor 2020/21 do ta fillojnë në shkollën e re të Sukubinës,ku pjesërisht janë kryer punimet. Cuca shprehet se nuk ka nevojë më të zvarriten punët

Rikujtojmë  se  me12 tetor të vitit 2015  është vendosur gurëthemeli për ndërtimin e shkollës së re në Sukubinë. Afati i paraparë për përfundimin e këtij projekti ishte 12 muaj por që tashmë po bëhen  5 vite dhe projekti në akoma nuk ka përfunduar.

  • 1

    Radio