Cremonese shokon Napolin, e eliminon nga Kupa e Italisë
Prej tvteuta19:04, 18 Janar 2023

Cremonese e ka shokuar Napolin duke e eliminuar me penallti nga Kupa e Italisë.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me Pickel, në minutën e 18′, teksa Juan Jesus e barazoi rezultatin në minutën e 33′. Vetëm tre minuta më vonë Simeone e kaloi në epërsi Napolin.
Në pjesën e dytë, Cremonese e barazoi rezultatin me anë të Gyan, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në penallti më të saktë ishin të Cremonese duke triumfuar me rezultat 5-4.