Covid 19 në Mal të Zi: 94 raste, pa të vdekur
Prej tvteuta16:35, 17 Maj 2022
Në Mal të Zi sot u regjistruan 94 raste të reja me Covid 19, ndërsa viktima nuk u regjistruan.
Numri më i madh i infeksioneve ishte në Podgoricë 34, Tivar 11, Kotorr 10, ndërsa në Ulqin u regjistruan 2 infeksione të reja.
Gjatë kësaj kohe u shëruan 108 persona, ndërsa rastet aktive janë 538, prej të cilëve 10 në Ulqin.