Aktuale Më shumë

Covid 19 në Mal të Zi: 94 infeksione të reja, 1 viktimë

Prej tvteuta16:41, 27 Qershor 2022

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 94 raste të reja me Covid 19, ndërsa është regjistruar edhe një viktimë, nga kjo sëmundje.

Bëhet fjalë për një person të moshës 82 vjeçare nga Tivari.

Numri më i madh i infeksioneve ishte në Podgoricë 49, Budva 15, Kotorr 5, ndërsa në Ulqin u regjistruan 2 infeksione të reja.

Gjatë kësaj kohe u shëruan 60 persona, ndërsa rastet aktive janë 1071 prej të cilëve 39 në Komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio