Covid 19 në Mal të Zi: 87 raste, 4 vdekje
Prej tvteuta15:42, 28 Shkurt 2022

Në Mal të Zi sot janë regjistruar 87 raste të reja me Covid 19, ndërsa 4 persona e kanë humbur jetën, nga mosha 54 deri në atë 75 vjeçare.
Numri më i madh i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 33, Tivar 9, Nikshiq 9 , ndërsa në Ulqin 3 raste.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar 168 persona, rastet aktive janë 1412, nga të cilët 93 në komunën e Ulqinit.