Covid 19 në Mal të Zi: 789 infeksione të reja, pa viktima
Prej tvteuta16:02, 10 Gusht 2022
Në 24 orët e fundit të Mal të Zi janë regjistruar 789 raste të reja me Covid 19, ndërsa viktima nuk ka pasur.
Numri më i madh i infeksioneve ishte në Podgoricë 229, Nikshiq 106, Tivar 89, ndërsa në Ulqin 29 infeksione të reja.
Gjatë kësaj kohe u shëruan 918 persona, ndërsa rastet aktive janë 5319.