Covid 19 në Mal të Zi: 78 raste, pa viktima
Prej tvteuta15:48, 11 Mars 2022
Në Mal të Zi sot janë regjistruar 78 raste të reja me Covid 19, ndërsa nuk ka pasur asnjë viktimë nga kjo sëmundje.
Numri më i madh i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 25, Plevlja 10 , Tivar 9 , ndërsa në Ulqin 4 raste.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar 135 persona, ndërsa rastet aktive janë 729.