Covid 19 në Mal të Zi: 77 raste, pa të vdekur
Prej tvteuta16:14, 13 Maj 2022

Në Mal të Zi sot u regjistruan 77 raste të reja me Covid 19, ndërsa viktima nuk u regjistruan.
Numri më i madh i infeksioneve ishte në Podgoricë 29, Kotorr 8, Herceg Novi 7, ndërsa në Ulqin u regjistrua 1 rast i ri.
Gjatë kësaj kohe u shëruan 101 persona, ndërsa rastet aktive janë 569, prej të cilëve 25 në Ulqin.