Covid 19 në Mal të Zi: 767 infeksione të reja, 1 viktimë
Prej tvteuta16:29, 9 Gusht 2022
Në 24 orët e fundit të Mal të Zi janë regjistruar 767 raste të reja me Covid 19, ndërsa 1 person i moshës 87 vjeçare nga Tivari e ka humbur jetën.
Numri më i madh i infeksioneve ishte në Podgoricë 251, Nikshiq 92, Tivar 70, ndërsa në Ulqin 20 infeksione të reja.
Gjatë kësaj kohe u shëruan 1040 persona, ndërsa rastet aktive janë 5448, prej të cilëve 171 në Ulqin.