Covid 19 në Mal të Zi: 594 raste të reja, 3 viktima
Prej tvteuta16:01, 8 Shkurt 2022
Në Mal të Zi sot janë regjistruar 594 raste të reja me Covid 19, ndërsa 3 persona e kanë humbur jetën, nga mosha 37 deri në atë 85 vjeçare.
Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 148, Tivar 85, dhe Ulqin 81 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan 820 të infektuar ndërsa rastet aktive janë 3979, nga të cilët 402 në komunën e Ulqinit.