Sociale Më shumë

Covid 19 në Mal të Zi: 584 raste të reja dhe 5 viktima. 16 raste në Ulqin

Prej tvteuta18:59, 1 Dhjetor 2020

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit  janë kryer 1844 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilët  584 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 5 humbje jete.  Numri më i madh i rasteve të reja janë nga Podgorica 234, 63 në Nikshiq , 46 në Herceg Novi, kurse në Ulqin janë regjistruar 16 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 506 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.708, nga të cilët 202 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio