Covid 19 në Mal të Zi: 58 raste, asnjë në Ulqin
Prej tvteuta15:17, 21 Maj 2022
Në 24 orët e fundit të Mal të Zi janë regjistruar 58 raste të reja me Covid 19, ndërsa viktima nuk u regjistruan.
Numri më i madh i infeksioneve ishte në Podgoricë 23, Tivar 7, Nikshiq 6, ndërsa në Ulqin nuk u regjistruan infeksione të reja.
Gjatë kësaj kohe u shëruan 59 persona, ndërsa rastet aktive janë 539.