Covid 19 në Mal të Zi: 532 raste të reja, 65 në Ulqin
Prej tvteuta16:31, 4 Shkurt 2022

Në Mal të Zi sot janë regjistruar 532 raste të reja me Covid 19, ndërsa 5 persona e kanë humbur jetën, nga mosha 62 deri në atë 81 vjeçare .
Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 152, Nikshiq 72 dhe në Ulqin 65 raste të reja.
Gjatë kësaj kohe u shëruan 885 të infektuar ndërsa rastet aktive janë 4902, nga të cilët 456 në komunën e Ulqinit.