Covid 19 në Mal të Zi: 527 raste të reja, 3 viktima
Prej tvteuta15:07, 5 Shkurt 2022
Në Mal të Zi sot janë regjistruar 527 raste të reja me Covid 19, ndërsa 3 persona e kanë humbur jetën, nga mosha 74 deri në atë 89 vjeçare.
Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 150, Tivar 70, Nikshiq 64, ndërsa në Ulqin 31 raste të reja.
Gjatë kësaj kohe u shëruan 866 të infektuar. Rastet aktive janë 4560, prej të cilëve 421 në Komunën e Ulqinit.