Covid 19 në Mal të Zi: 412 raste të reja dhe 8 viktima. 3 raste në Ulqin
Prej tvteuta18:43, 5 Dhjetor 2020

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1347 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilët 412 kanë rezultuar pozitive, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 8 humbje jete. Numri më i madh i rasteve të reja janë nga Podgorica 155, 81 në Nikshiq , 14 raste në Tuz, kurse në Ulqin jaë regjistruar 3 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 395 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.540, nga të cilët 218 në komunën e Ulqinit.