Covid 19 në Mal të Zi: 237 raste të reja, 12 në Ulqin
Prej tvteuta15:56, 21 Dhjetor 2021
Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 237 raste të reja me Covid 19, si dhe 2 viktima nga kjo sëmundje, nga mosha 77 deri në atë 83 vjeçare.
Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 85, Kotorr 27 , Herceg Novi 17, ndërsa në Ulqin u regjistruan 12 infeksione të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan 199 të infektuar.
Rastet aktive janë 1730, nga të cilët 41 në komunën e Ulqinit.