Aktuale Më shumë

Mbahet Konferenca Regjionale për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Gjokaj fiton mirënjohje

Prej tvteuta16:01, 30 Qershor 2022

Në Prishtinë u zhvilluan punimet e konferencës regjionale të organizuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në zbatim të Rregullores së Përgjithshme Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) bashkë me autoritetet homologe të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjate qendrimit ne Prishtinë, përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse u takuan edhe me Kryetarin e Kuvendit te Republikës se Kosovës, Glauk Konjufca.

Përfaqësues nga Mali I Zi  ishte Muhamed Gjokaj, Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit në Mali i Zi.

Në takim u diskutua për shkëmbimin e përvojave, thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, sfidat dhe të ardhmen e mbrojtjes së të dhënave personale në përputhje me standardet evropiane.

Kryetari Konjufca theksoi rëndësinë e kësaj fushe, teksa vlerësoi përpjekjet për rritjen e nivelit të sigurisë përballë zhvillimit të teknologjisë dhe globalizimit digjital të informacionit.

Muhamed Gjokaj, gjatë qëndrimit në Prishtinë, u shpërblye nga komisionerja e Agjencisë për informim dhe privatësi të Republikës së Kosovës, Znj. Krenare S.Dërmaku me mirënjohje dhe vlerësim të lartë të kontributit  ndaj Kosovës.

Gjokaj në kuadër të punës profesionale në lëminë e të dhënave personale, ka mbështetur dhe ndihmuar institucionin homolog të Republikës së Kosovës për anëtarësimin e tyre në organizatat përkatëse ndërkombëtare.

Poashtu duhet theksuar se punimet e Konferencës u fokusuan në sektorin e sigurisë, shëndetësisë, telekomunikimit dhe arsimor, duke vecuar  rëndësinë dhe të drejtën e mbrojtjes së dhënave personale, si dhe sfidat në rritjen e nivelit të sigurisë në këtë epokë digjitale.

Përfaqësuesit e autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave personale nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi në secilin prej këtyre sektoreve ndan rastet specifike, mënyrën e trajtimit dhe të vendimmarrjes, thuhet në kumtesën e Agjensionit për Informim dhe Privatësi.

Konferenca mbylli punimet e saj me konkluzionet që të:

– Shërbej kjo konferencë si pikënisje bashkëpunimi ndër institucional regjionale mes 4 vendeve

– Fillohet iniciimi i procedurave për mundësinë e njohjes reciproke mes vendeve, si vende të sigurta për transferim të të dhënave personale

– Iniciohen procedurat për shkëmbim të përvojave në nivel teknik me punëtori për shqyrtimin e rasteve dhe mundësia për bashkëpunimin bilateral.

 

  • 1

    Radio