Covid 19 në Mal të Zi: 210 raste të reja, 6 viktima
Prej tvteuta17:51, 14 Dhjetor 2021
Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 210 raste të reja me Covid 19, si dhe 6 viktima nga kjo sëmundje, nga mosha 15 deri në atë 85 vjeçare.
Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 76, Herceg Novi 22 dhe Tivar 21, ndërsa në Ulqin u regjistruan 2 infeksione të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan 178 të infektuar.
Rastet aktive janë 1821, nga të cilët 25 në komunën e Ulqinit.