Covid 19 në Mal të Zi: 208 të infektuar, 1 vdekje
Prej tvteuta15:46, 23 Shkurt 2022
Në Mal të Zi sot janë regjistruar 208 raste të reja me Covid 19, ndërsa 1 person i moshës 87 vjeçare nga Podgorica e ka humbur jetën.
Numri më i madh i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 57, Tivar 22, dhe Në Ulqin 21 raste të reja.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar 422 persona, rastet aktive janë 2.071, nga të cilët 152 në komunën e Ulqinit.