Covid 19 në Mal të Zi: 2 viktima, 460 të infektuar
Prej tvteuta15:59, 10 Shkurt 2022
Në Mal të Zi sot janë regjistruar 460 raste të reja me Covid 19, ndërsa 2 persona e kanë humbur jetën, të moshës 71 dhe 87 vjeçare.
Numri më i madh i rasteve u regjistruan në Podgoricë 151, Tivar 52, dhe Ulqin 40 raste të reja.
Gjatë kësaj kohe u shëruan 684 të infektuar ndërsa rastet aktive janë 3558, nga të cilët 347 në komunën e Ulqinit.