Covid 19 në Mal të Zi: 112 raste, 8 në Ulqin
Prej tvteuta15:19, 9 Mars 2022
Në Mal të Zi sot janë regjistruar 112 raste të reja me Covid 19, ndërsa 1 person i moshës 72 vjeçare nga Plevelja, e ka humbur jetën.
Numri më i madh i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 32, Tivar 18 ,Kotorr 9 , ndërsa në Ulqin 8 raste.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar 139 persona, ndërsa rastet aktive janë 823, nga të cilët 63 në komunën e Ulqinit.