Covid 19 në Mal të Zi: 1.495 raste të reja, 8 viktima
Prej tvteuta15:27, 19 Janar 2022
Në Mal të Zi sot janë regjistruar 1.495 raste të reja me Covid 19, ndërsa 8 persona e kanë humbur jetën, nga mosha 64 deri në atë 90 vjeçare.
Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 407, Nikshiq 213, Tivar 129, ndërsa në Ulqin u regjistruan 69 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 2.027 të infektuar.
Rastet aktive janë 11.689, nga të cilët 393 në komunën e Ulqinit.