Covid 19 në Mal të Zi: 1.121 raste të reja, 5 viktima
Prej tvteuta16:21, 25 Janar 2022
Në Mal të Zi sot janë regjistruar 1.121 raste të reja me Covid 19, ndërsa 5 persona e kanë humbur jetën, nga mosha 68 deri në atë 78 vjeçare. Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 335, Nikshiq 129, Tivar 128, ndërsa në Ulqin 91 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 1.799 të infektuar.
Numri i rasteve aktive është 8.572, nga të cilët 468 në komunën e Ulqinit.