COVID-19: 70 raste të reja
Prej tvteuta15:58, 12 Maj 2022
Në 24 orët e fundit asnjë person nuk ka vdekur nga pasojat e infeksionit Covid-19 në Mal të Zi dhe janë regjistruar 70 raste të reja të infektuar nga koronavirusi, njofton Instituti i Shëndetit Publik.
Në komunën e Ulqinit është regjistruar 1 rast i ri.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 593.
Thuhet se deri në orën 15:00 u raportua shërim në 65 pacientë.