Covid-19: 515 raste të reja dhe 1 i vdekur. 18 raste në Ulqin
Prej tvteuta18:39, 4 Shkurt 2021

Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 1761 testime për Covid 19, nga të cilët 515 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe është regjistruar 1 viktimë nga sëmundja, i moshës 74 vjeçare nga Danillovgradi. Numri më i madh i rasteve të reja janë në : Podgoricë 189, Nikshiq 65, Budva 59, ndërsa në Ulqin u regjistruan 18 raste. Deri në orën 15.00 njoftohet për 452 të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.533, prej të cilëve 69 në komunën e Ulqinit.