Covid-19: 481 raste të reja dhe 7 viktima. 17 raste në Ulqin
Prej tvteuta18:30, 20 Shkurt 2021

Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 1980 testime për Covid 19, nga të cilët 481 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 7 viktima nga sëmundja, nga mosha 66 deri 90 vjeçare.. Numri më i madh i rasteve të reja janë në : Podgoricë 165, Nikshiq 72, Herceg Novi 49, ndërsa në Ulqin u regjistruan 17 raste. Deri në orën 15.00 njoftohet për 424 të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.524, prej të cilëve 280 në komunën e Ulqinit.