Covid-19: 454 raste të reja dhe 6 viktima. 5 raste në Ulqin
Prej tvteuta18:45, 19 Shkurt 2021

Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 1948 testime për Covid 19, nga të cilët 484 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 6 viktima nga sëmundja, një prej të cilëve nga Ulqini. Numri më i madh i rasteve të reja janë në : Podgoricë 184, Nikshiq 57, Budva 50, ndërsa në Ulqin u regjistruan 5 raste. Deri në orën 15.00 njoftohet për 442 të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.475, prej të cilëve 272 në komunën e Ulqinit.