Covid-19: 404 raste të reja dhe 6 viktima. Në Ulqin mbyllen lokalet dhe restoranet
Prej tvteuta18:49, 17 Shkurt 2021

Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 1628 testime për Covid 19, nga të cilët 404 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 6 viktima nga sëmundja, nga mosha 53 deri atë 77 vjeçare. Numri më i madh i rasteve të reja janë në : Podgoricë 164, Nikshiq 51, Budva 26, ndërsa në Ulqin u regjistruan 15 raste. Deri në orën 15.00 njoftohet për 506 të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.528, prej të cilëve 252 në komunën e Ulqinit. Në konferencën e sotme për media të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ISHP-së, u njoftua për masat e reja në disa nga komunat më të goditura nga virusi. Prej ditës së nesërme ndalohet puna e lokaleve dhe restoraneve në Podgoricë, Nikshiq, Herecg Novi, Cetinë, Kotorr dhe Ulqin. Drejtori i ISHP Igor Galiq tha se varianti britanik i virusit korona në Mal të Zi me siguri është prezentë në masë shumë më të madhe se 7 rastet e identifikuara, por nuk do të dërgojnë më analiza për Berlin pasi testtimet janë të shtrenjta dhe laboratoria është shumë e ngarkuar.