Covid-19 : 381 raste të reja dhe 2 viktima. 2 raste në Ulqin
Prej tvteuta18:52, 25 Janar 2021

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1021 testime për Covid 19, nga të cilët 381 kanë dalë pozitiv, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar 2 viktima nga sëmundja, të moshave 65 dhe 84 veçare, nga Podgorica dhe Nikshiqi. Numri më i madh i rasteve janë në : Podgoricë 195, Nikshiq 56, Plevlja 19, ndërsa në Ulqin u regjistruan 2 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 584 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.781, prej të cilëve 25 në komunën e Ulqinit.