Aktuale Më shumë

Courtois, më i miri i finales

Prej tvteuta18:48, 29 Maj 2022

Ashtu si pritej, portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois është shpallur lojtari më i mirë i finales së Championsit.

Ekspertët e UEFA-s kanë vlerësuar rolin e portierit në triumfin e Realit.

“Ai ka bërë pritje vendimtare në momente vendimtare gjatë pjesës së parë kur Liverpooli ishte dominant. Ka pasur një pritje të jashtëzakonshme vonë në ndeshje për të ndalë tentimin e Salah”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.

Reali të shtunën fitoi trofeun e 14-të të Championsit në histori.

  • 1

    Radio