Kulturë Më shumë

Çmimi vjetor për Inxh. Mentor Llunjin,në përgatitje libri i ri

Prej tvteuta15:59, 24 Nëntor 2017

Çmimi vjetor i Dhomës së inxhinierisë së Malit të Zi për vitin 2017 me plot merita shkoi për inxhinierin e diplomuar të ndërtimtarisë, ulqinakun Mentor Llunji. Inxhinjeri Llunji këtë çmim e fitoi me librin e tijë autorial të botuar në tri gjuhë, në atë shqipe, malazeze dhe angleze , i cili mbanë titullin “Arkitektura sizmike”. Llunji për Televizionin Teuta u shpreh se çmimi i fituar patjejtër që është i rëndësishëm për të, por më së shumti shpreson që ky çmim të jetë një shtysë edhe për koleget e tijë që të krijojnë vepra të tilla, duke u referuar më së shumti të rinjëve.

Libri në fjalë mund të gjendet edhe në platformën e shitjes online “Amazon”, ku Llunji tha se komentet për librin edhe nga profesionistët ndërkombëtarë janë mjaft pozitive. Fundi i vitit 2017 apo fillimi i vitit të ri do të rezultojë edhe me sjelljen e një tjetër vepre nga inxhinieri Llunji, i cili tha se edhe ky libër do të shërbejë për të gjithë koleget e tij si udhërrëfyes në punë.

  • 1

    Radio