Aktuale Më shumë

Çmimi i ri i një buke mund të jetë rreth 80 cent

Prej tvteuta17:55, 16 Mars 2022

Çmimi minimal i llojit bazë të bukës me çmime të reja të miellit dhe kosto të tjera të prodhimit nuk mund të jetë më i ulët se 64 cent. Çmimi total me pakicë varet edhe nga marzhi i tregtarëve, shpenzimet dhe detyrimet e tyre, tha përfaqësuesi i furrave industriale Damir Papiq në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi të Odës Ekonomike.

Ai nuk njoftoi se cili mund të jetë çmimi i ri me pakicë i bukës tek shitësit. Marzhet aktuale të zakonshme të tregtarëve dhe kostot e tjera rrisin çmimin e shitjes me pakicë me rreth 25 për qind, që do të thotë se çmimi i ri i një buke mund të jetë rreth 80 cent në vend të 65 cent sa është tani.

  • 1

    Radio