Aktuale Më shumë

Çmimi i peletit kufizohet në 269 euro për ton

Prej tvteuta18:32, 26 Korrik 2022

Zëvendëskryeministri për Sistemin Ekonomik dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Vladimir Jokoviq, ka zhvilluar sot një takim me prodhuesit më të mëdhenj të peletit në Mal të Zi, me të cilët është arritur një marrëveshje në lidhje me kufizimin e çmimeve për qytetarët Malit të Zi, gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes.

Siç është paralajmëruar, prodhuesit i kanë pranuar sugjerimet, kështu që çmimi për personat fizik në fabrikat e peletit do të jetë 269 euro për ton, duke llogaritur edhe TVSH. Qytetarët menjëherë do të mund të furnizohen me nga 2 deri në 3 tonë për të siguruar mjaftueshmërnë, ndërsa në periudhën në vijim në rast nevoje do të sigurohen sasi shtesë”, tha Jokoviq.

Qëllimi i takimit dhe konsultimit me prodhuesit më të mëdhenj të peletit në Mal të Zi ishte, siç sqarojnë ata, shqyrtimi i situatës aktuale dhe gjetja e një zgjidhjeje për mbrojtjen e qytetarëve nga rritja e mëtejshme e çmimeve të këtij burimi energjie në pritje të sezonit të ri të ngrohjes. Në anën tjetër nuk ka pasur asnjë veprim lidhur me çmimin e drurit, i cili po ashtu është në rritje, edhe pse ka pasur kërkesa për ndalimin e eksportit.

  • 1

    Radio