Aktuale Më shumë

Çmimi i energjisë do të mbesë pothuajse i njëjtë

Prej tvteuta15:33, 6 Dhjetor 2016

Çmimi i energjisë elektrike për familjet me tarifë të dyfishtë nga 1 janari duhet të jetë më e ulët për 4.74 për qind, pa llogaritur tarifat për promovimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, mëson agjensia Mina biznes.

Çmimet e energjisë elektrike për familjet me një tarifë, në bazë të dokumentacionit të Agjensisë Rregullatore për Energjinë (RAE), do të jenë më të ulët për 7.61 për qind . Sipas agjensisë Mina, është reale të pritet që tarifa për energji të  rinovueshme të jenë të paktën pesë deri në tetë për qind, çka do të thotë se dallimi i çmimit të ri do të jetë pothuajse i njëjtë në krahasim me atë ekzistues. Ministria e Ekonomisë duhet nga 25 janari të miratojë një vendim të ri kompenismi për energjinë e rinovueshme.

  • 1

    Radio