Aktuale Më shumë

Çmimet rriten çdo ditë, statistikat nuk i regjistrojnë këto të dhëna

Prej tvteuta09:50, 16 Janar 2023

Çmimet e ushqimeve dhe produkteve higjienike në raftet e dyqaneve po rriten çdo ditë, gjë që jemi dëshmitarë sa herë që dalim në treg. Por, këtë rritje nuk e shënojnë statistikat zyrtare, sipas të cilave shporta minimale e konsumatorit është rritur për vetëm 100 euro nga fillimi deri në fund të vitit të kaluar.

Llogaritja e Sindikatës dhe e Qendrës për Mbrojtjen e Konsumatorit megjithatë tregon se shpenzimet mujore të jetesës kanë tejkaluar prej kohësh të ardhurat e shumicës së qytetarëve.

Në fund të vitit të kaluar, një familje me katër anëtarë është dashur të ndajë gati 800 euro për shportën minimale të konsumit. Pak më pak se gjysma e kësaj sasie i referohet ushqimit dhe pijeve joalkoolike. Kostot totale ishin, sipas të dhënave zyrtare, më të larta për rreth 100 euro krahasuar me fillimin e vitit 2022.

Qendra për Mbrojtjen e Konsumatorit thotë se vitin e kaluar është dashur të ndahen më shumë para për ushqim dhe higjienë sesa janë regjistruar në statistikat zyrtare.

E kur kësaj i shtohen edhe rryma, uji dhe detyrimet tjera, shpenzimet mujore të jetesës, sipas përllogaritjeve të Sindikatës, prej kohësh kanë tejkaluar të ardhurat e shumicës së qytetarëve.

  • 1

    Radio