Aktuale Më shumë

Çmimet për Eurosuper 95 dhe Eurodiesel janë më të larta se mesatarja e rajonit

Prej tvteuta15:43, 19 Mars 2022

Çmimet e Eurosuper 95 dhe Eurodiesel në Mal të Zi janë më të larta se mesatarja në rajon, sipas të dhënave të Buletinit të Ministrisë së Investimeve Kapitale.

Sipas të dhënave të Buletinit të ri për çmimet e derivateve të naftës, një litër Eurosuper 95 në Mal të Zi kushton 1.74 euro. Nga vendet e rajonit më shtrenjtë është vetëm në Shqipëri, ku mund të blihet me 1.98 euro.

Një litër Eurosuper 95 është më lirë në Kroaci, ku kushton 1.63 euro, Bosnje dhe Hercegovinë 1.62 euro, Serbi 1.6 euro dhe Maqedoninë e Veriut 1.54 euro.

Eurosuper 95 më i lirë në Evropë e paguajnë qytetarët e Hungarisë, 1.28 euro, ndërsa më të shtrenjtë banorët e Holandës 2.34 euro.

Kur bëhet fjalë për Eurodiesel, një litër në Mal të Zi kushton 1.74 euro. Më shtrenjtë është në Shqipëri, ku mund të blihet 1.81 euro.

Një litër Eurodizel është më i lirë në Kroaci, ku kushton 1,72 euro, BiH 1,64 euro, Serbi 1,52 euro dhe Maqedoninë e Veriut 1,43 euro.

Eurodizelin më të lirë në Evropë e paguajnë qytetarët e Maltës, 1.21 euro, ndërsa banorët më të shtrenjtë të Suedisë 2.35 euro.

Në nivel javor, Ministria publikon të dhëna bazë lidhur me shitjen me pakicë të derivateve të naftës, përkatësisht çmimet krahasuese të karburanteve në rajon dhe Evropë.

  • 1

    Radio