Aktuale Më shumë

Çmimet në vitin 2022 ishin 13% më të larta

Prej tvteuta16:44, 17 Janar 2023

Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të konsumit personal, të matura me indeksin e çmimeve të konsumit, vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2021, kanë qenë mesatarisht 13 për qind më të larta, sipas të dhënave të Monstat.

“Ndikimin më të madh në normën mujore të inflacionit e ka pasur rritja e çmimeve të qirasë, shërbimet e akomodimit, produktet bazë ushqimorie, pajisjet elektroshtëpiake, artikujt dhe produktet për kujdesin personal, dhe të tjera. Rënie e çmimeve është shënuar në grupet e transportit me 2.9 për qind, veshjet dhe këpucët me 1.3 për qind dhe pijet alkoolike dhe duhani me 0.2 për qind. Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera nuk ndryshuan ndjeshëm.

  • 1

    Radio