Aktuale Më shumë

Çmimet e ndërtimeve të reja në Ulqin, 1250 -1800 euro për metër katrorë

Prej tvteuta17:40, 18 Gusht 2023

Çmimet e larta të pasurive të paluajtshme janë prej kohësh karakteristikë e tregut të Malit të Zi, sidomos nga ardhja e një numri të madh të qytetarëve të Rusisë dhe Ukrainës pas fillimit të konfliktit. Kjo ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të qirasë. Si do të jetë situata në të ardhmen është vështirë të parashikohet pasi në treg ndikojnë një numër i madh i faktorëve.

Kur bëhet fjalë për rajonet, rritje të çmimeve ka pasur edhe në atë verior, sidomos në Kollashin dhe Zhabljak, ku çmimet e ndërtimeve të reja janë nga 1400 deri në 2200 euro. Rajoni jugor ndryshon shumë me çmimet në varësi të qytetit, luksit dhe pozicionit të kompleksit të banesave.

Aktualisht, ndërtimet e reja më të lira mund të gjenden në Ulqin, ku çmimi varion nga 1250 deri në 1800 euro për metër katror, ​​ndërsa në ndërtimet e reja në qytete si Tivari, Budva, Tivat, Kotorri dhe Herceg Novi çmimet fillojnë nga 2.000 deri në 11.000 euro për metër katror në lokacionet më atraktive. Kur është fjala për Podgoricë, çmimet variojnë nga 1600 deri në 2500 euro për metër katror, ​​në varësi të zonës.

  • 1

    Radio