Sociale Më shumë

Çmimet e ilaçeve jashtë kontrollit

Prej tvteuta14:52, 26 Dhjetor 2018

Çmimet e ilaçeve nëpër farmacitë në Mal të Zi duket se janë jashtë kontrollit, pasi ato në realitet janë më të lartë se çmimet e përcaktuar nga Ministria e shëndetësisë. Nga kompanitë e liçensuara për importin e ilaçeve thonë se ato punojnë sipas rregullit dhe se çmimet i përcakton prodhuesi dhe ministria. Bëhet fjalë për ilaçet që ndodhen në listën e Fondit për sigurim shëndetësor dhe si të tillë duhet që çmimet të jenë në nivel normal karahasuar me vendet e rajonit. Megjithatë, sipas organizatës joqeveritare KOD, 21 ilaçe nga kjo listë në farmacitë e Malit të Zi kanë çmime më të larta se në Serbi, në disa raste edhe dyfish më të lartë.

  • 1

    Radio