Aktuale Më shumë

Çmimet e Eurosuper 95 dhe Eurodiesel në Mal të Zi më të ulëta se mesatarja e rajonit

Prej tvteuta16:23, 5 Qershor 2022

Sipas të dhënave të Ministrisë së Investimeve Kapitale çmimet e Eurosuper 95 dhe Eurodiesel në Mal të Zi janë më të ulëta se mesatarja e rajonit.
Në nivel javor, Ministria publikon të dhënat bazë lidhur me shitjen me pakicë të derivateve të naftës, përkatësisht çmimet krahasuese të karburanteve në rajon dhe Evropë.

Sipas të dhënave çmimet e derivateve të naftës, një litër Eurosuper 95 në Mal të Zi kushton 1.64 euro.

Në Shqipëri Eurosuper 95 mund të blihet për 1,94 euro, Kroaci 1,87 euro, Bosnje dhe Hercegovinë 1,65 euro, Serbi 1,57 euro dhe Maqedoninë e Veriut 1,54 euro.

Eurosuper 95 më lirë në Evropë e paguajnë qytetarët e Hungarisë, 1.24 euro, ndërsa më së shtrenjti e paguajnë banorët e Danimarkës me 2.41 euro.

Kur bëhet fjalë për Eurodiesel, një litër në Mal të Zi kushton 1.57 euro.

Në Shqipëri 1,95 euro, Bosnje dhe Hercegovinë  1,84 euro, Kroaci 1,81 euro, Serbi 1,76 euro dhe Maqedoninë e Veriut 1,4 euro.

Eurodizelin më së shtrenjti e paguajnë banorët e Suedisë 2.27 euro, ndërsa më lirë në Evropë e paguajnë qytetarët e Maltës 1.21 euro

  • 1

    Radio