Politikë Më shumë

CIN/CG: Kepërdorime të mëdha në dëm të buxhetit komunal

Prej tvteuta09:57, 22 Nëntor 2017

Qendra për Gazetari Hulumtuese e Malit të Zi ka publikuar dje një artikull në të cilin kryetarët e Komunës së Ulqinit akuzohen për keqpërdorime të ndryshme, të cilët i kanë kushtuar buxhetit lokal me qindra-mijëra euro. Teksti në veçanti përmban dokumenta dhe faktura nga periudha kur kryetar ishte Fatmir Gjeka, për materiale të ndryshme që nuk dihet se ku kanë shkuar. Hulumtimi i pavarur nga kjo qendër ka treguar se kabineti i kryetarit Fatmir Gjeka vetëm në vitin 2015 e tejkaloi buxhetin për 135.000 euro.

Ndër artikujt e blerë nga kabineti ndodhen edhe të tillë si parfume për gra dhe artikuj lëkure. Gjeka për gazetarët u arsyetua se ato kanë qenë dhurata për delegacione të ndryshme dhe gratë e punësuara në Komunë, por jo si dhurata për 8 Mars. Më shumë dëme kanë shkaktuar fakturat e nënshkruara nga Gjeka në ndërmarrjen Gragja Komerc, të cilat sipas këshilltarit Andrija Qetkoviq, kapin shifrën e gjysëm milioni euro, dhe që janë shfrytëzuar për blerje votash. Në artikujt përmenden edhe akuzat ndaj kryetarit aktual Nazif Cungu për rastin e Shasit, të cilat më vonë janë hedhur poshtë nga Prokuroria, si dhe ato ndaj ish kryetarit Hajdinaga për çështjen e Galebit, e cila akoma është në vazhdim.

  • 1

    Radio