Cilësia e ujit në plazhe e nivelit më të lartë
Prej tvteuta23 July 2019

Rezultatet e analizave të ujit në plazhet e Malit të Zi, të kryera nga Instituti i biologjisë detare, kanë treguar cilësi të lartë të tij në plazhet e vendit, njoftojnë nga të Mirat Detare. Në 98% të plazheve cilësia e ujit është në nivelin K1, apo atë më të lartë, kurse në 2% e nivelit K2. Në Komunën e Ulqinit janë analizuar 16 plazhe të cilët kanë pasur nivelin më të lartë të cilësisë së ujit. Analizat janë kryer në periudhën prej 16 deri në 17 korrik.