Cilësia e ajrit e përkeqësuar edhe në Mal të Zi
Prej tvteuta16:25, 16 Janar 2020
Cilësia e ajrit në disa qytete të Malit të Zi është përkeqësuar edhe më tepër, duke iu bashkangjitur problemeve të ngjajshme në qytetet e tjera të rajonit. Mediat njoftojnë se në Plevlja , Biello Polje, Nikshiq dhe Podgoricë, ditët e fundit ajri është përkeqësuar dukshëm, çka ka ngjallur edhe reagimin e qytetarëve.
Megjithatë, nga Agjencia për ruajtjen e mjedisit deri tani nuk ka pasur asnjë prononcim në lidhje me këtë problem. Në disa ditë cilësia e ajrit në këto qytete ka qenë edhe deri në 10 herë më e keqe se normalja. Specialistët paralajmërojnë që në këto raste kategoritë më të ndjeshme të popullsisë duhet të kenë kujdes dhe të evitojnë qëndrimin jashtë në mënyrë që të menjanojnë rrezikun për shëndetin.