Cigaret më shtrenjtë prej 1 gushtit
Prej tvteuta15:48, 13 Korrik 2017
Qeveria e Malit të Zi dje prezantoi vendimin e miratuar në seancën e mëparshme me të cilin taksa për cigaret do të rriten prej datës 1 gusht. Sipas rritjes së re, taksa në 1000 cigare do të jetë 30 euro nga 24 që ishte deri tani dhe do të zgjasë deri në fund të vitit kur do të rritet përsëri në 40 euro.
Gjithashtu edhe taksat për prodhimet e tjera të duhanit do të pësojnë rritje të konsiderueshme. Nuk ka një analizë të saktë se sa do të rriten çmimet për një kuti cigare, por supozohet se rritja do të jetë prej 30 deri në 40 cent.