Cigaret e sekuestruara janë prodhuar në Mal të Zi
Prej tvteuta25 March 2017
Cigaret e sekuestruara para dy ditëve në Tuz, të cilat ishin pa pulla fiskale, janë prodhuar në Mal të Zi në Kombinatin e ri të duhanit, dhe vlera e tyre është rreth 4 milion euro, thonë burime të mediave vendase nga policia. Sipas tyre , organet e hetimit janë vënë në ndjekje të personave të implikuar në këtë zinxhir kontrabandues, kurse njëri ndër personat që po hetohen është edhe ai i Isat Boljeviq , drejtor i këtij kombinati. Dyshohet se cigaret e sekuestruara, të cilat ishin ambalazhuar me emra të panjohur të markave të cigareve, ishin destinuar për vendet arabe. Pronarët e depos ku janë gjetur cigaret mohojnë të kenë njohuri për këtë çështje, dhe thonë se depoja ishte dhënë me qira kohë më parë.